Gjenevë, 16 qershor – Marrëdhëniet amerikano-ruse duhet të jenë stabile dhe të parashikueshme. Këtë e deklaroi presidenti amerikan Xho Bajden në konferencë për shtyp pas samitit mes tij dhe presidentit rus, Vlladimir Putin.
Presidenti amerikan Xhozef Bajden në konferencë për shtyp thekoi se I ka thënë liderit rus Vlladimir Putin se se të drejtat e njeriut çdoherë do të jenë temë.
Bajden konfirmoi se gjatë bisedimeve me Putinin, posaçërisht ka insistuar në rëndësinë e të drejtave të njeriut. Presidenti I SHBA-së e inicoi edhe çështjen për lirimin e dy ish-marinsave amerikanë, Poll Uillan dhe Trevor Rid, të cilët për momentin ndodhen në një burg rus.
“I thashë Putinit se politika jonë nuk është kundër Rusisë apo dikujt tjetër, por për popullin amerikan”, tha Bajden.
Bajden deklaroi se aid he presidenti rus, Vlladimir Putin kanë biseduar hollësisht për hapat e ardhshëm që duhet t’I ndërmarrin të dy vendet për masat për kontroll të armatimit në mënyrë që të zvogëlohet rreziku nga lufta.
Duke folur në konferencë për shtyp, Bajden tha se diplomatët dhe ekspertët ushtarakë nga të dy vendet do të takohen si pjesë e, siç tha, “dialogut për stabilitet strategjik në mënyrë që të vendosen themelet për masat e ardhshme për kontroll të armatimit dhe zvogëlimit të rreziqeve.
Ai nuk tha se kur do të fillojnë bisedimet.
Ideja është të përpunohet mënyrë për t’u përgatitur negociatat për marrëveshjen për kontroll të armatimit, që do ta trashëgojë marrëveshjen START I Ri që skadon në vitin 2026.