Epidemia e ijës është diçka për çka “të gjithë duhet të shqetësohen” deklaroi sot presidenti amerikan Xho Bajden.
Biden shtoi se autoritetet shëndetësore amerikane mendojnë për terapi dhe vaksina potenciale.
“Ne jemi shumë të angazhuar dhe po përpiqemi të gjejmë mënyra për të vepruar,” u tha Bajden gazetarëve në Korenë e Jugut përpara se të nisej për në Japoni, ndalesa e radhës në turneun e tij aziatik.
Në ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë kumtoi se punon në udhëzime shtesë në lidhje me shpërthimin e sëmundjes.
“OBSH punon në udhëzime shtesë për të zbutur përhapjen e lisë, për shkak të shqetësimeve se numri i rasteve mund të rritet më tej gjatë muajve të verës,” tha Dejvid Hejman, kryetar i Grupit këshillimor strategjik dhe teknik të OBSH-së për Sëmundjet infektive me potencial pandemik dhe epidemik.