Uashington, 16 prill – Presidenti amerikan, Xho Bajden publikoi se i ka propozuar homologut të tij rus Vladimir Putin të mbajnë takim këtë verë në Evropë.
“Kur bisedova me presidentin Putin, theksova se besoj se komunikimi i drejtpërdrejtë midis nesh është i domosdoshëm për progres drejt një marrëdhënie më efikase. Edhe ai u pajtua me këtë”, theksoi mbrëmë Bajden, duke e komentuar politikën amerikane ndaj Rusisë.
Ai tha se ka propozuar të takohen personalisht në samit në Evropë këtë verë, “me qëllim që të përballen me një numër të madh çështjesh me të cilat përballen dy shtetet”.
Bajdeni e përshkroi bisedën me Putinin si “të sinqertë dhe plot respekt”.