Kandidati për nominim të Partisë Demokratike të SHBA-së për zgjedhjet presidenciale në vitin 2020, Xhozef Bajden (76) ka mbledhur përmes internetit në 24 orët e para nga publikimi i kandidaturës 6,3 milionë dollarë, ndërsa 90 për qind e donacioneve janë nën 200 dollarë.
Bajden, i cili në dy mandate ka qenë nënpresident amerikan, gjatë mandatit të Barak Obamës, garon për nominim të demokratëve me edhe 19 kandidatë.
Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA-së do të mbahen në vitin 2020. (koha.mk)