Uashington, 5 maj – Presidenti amerikan, Xho Bajden deklaroi se do të dëshironte të realizojë takim me kolegun rus, Vlladimir Putin në qershor gjatë udhëtimit të tij në Evropë.
“Kjo është shpresa dhe pritja ime. Punojmë në këtë”, tha Bajden para gazetarëve pas fjalimit për luftën amerikane kundër koronavirusit.
Ai planifikon të marrë pjesë në samitin e G7 në Kornuol në Angli, i cili do të mbahet prej 11 deri 13 qershor, e pastaj shkon në Bruksel në takim me liderët e BE-së dhe do të marrë pjesë në samitin e NATO-s më14 qershor.
Përfaqësues zyrtarë amerikanë dhe rusë punojnë në organizimin e takimit mes Bajdenit dhe Putinit në vend të tretë gjatë udhëtimit të tij të parë tejoqeanik si president i SHBA-së.