Uashington, 24 shkurt – Në takimin virtual të mbrëmshëm, presidenti amerikan Xho Bajden dhe kryeministri kanadez Xhastin Trudo u obliguan që së bashku të kundërshtojnë ndikimin kinez dhe ndryshimin e klimës.
“SHBA-ja nuk ka mik më të afërt se Kanadaja”, tha Bajden në takimin e tij të parë bilateral me Trudo.
Në takim u theksua se ata planifikojnë bashkëpunim më të ngushtë në luftën kundër pandemisë Kovid-19 dhe ndryshimit të klimës në mënyrë që të ulin emetimet e gazeve të dëmshme në zero deri në vitin 2050.
Trudo e falënderoi Bajden për mbështetjen amerikane në lirimin e dy shtetasve kanadezë të arrestuar në Kinë nën dyshimin për spiunim.
Ai gjithashtu i vlerësoi përpjekjet e administratës së re amerikane në luftën kundër ndryshimit të klimës, duke theksuar se në vitet e fundit ka munguar udhëheqja amerikane.
Një burim anonim i Qeverisë kanadeze theksoi se nuk ishte bërë asnjë përparim në Kanada që të jenë të në dispozicion vaksinat që prodhohen në SHBA. Kanada furnizon vaksina kundër Kovid-19 nga Evropa.