Eric Bailly, mbrojtësi i Manchester United, është një nga objektivat kryesore të Milanit për merkaton e Janarit. Francezi, pas dëmtimeve të Mateo Musacchio dhe Mattia Caldara shikohet si një përforcim ideal për t’i dhënë frymëmarrje mbrojtjes kuqezi. Pengesë për kalimin e 24-vjeçarit nën urdhrat e Gattusos mund të bëhet Arsenali i Unai Emery, i cili e konsideron futbollistin e “Djajve të Kuq” si zëvendësuesin e Rob Holding. Bailly gjatë këtij sezonin është aktivizuar vetëm 8 herë nga trajneri Mourinho dhe për këtë arsye në janar mund të zgjedhë një aventurë të re.