Stamboll, 20 nëntor 2018 – Kryetari i Partisë së Lëvizjes Nacionale turke, Devlet Bahçeli i krahasoi autoritetet saudite me ish-udhëheqësin e Al Kaedës – Osama bin Laden dhe vlerësoi se është duke u ngushtuar laku rreth trashëgimtarit të fronit Mohamed bil Salman lidhur me vrasjen e gazetarit saudit Xhamal Kashogi.
Në fjalimin para përfaqësuesve të partisë së tij, Bahçeli, aleat i presidentit Rexhep Taip Erdogan, deklaroi se autoritetet saudite u janë qasur metodave terroriste.
“Ju pyes, cili është dallimi midis administratës së Arabisë Saudite dhe të të menduarit të Osama bin Laden, çfarë dallon këtë vend prej Al Kaedës?”, pyeti Bahçeli dhe shtoi:Laku është shtrënguar rreth trashëgimtarit, rrugët për arratisje dhe shpëtim janë mbyllur