Shkup, 28 janar – Në një mbledhje e mbajtur gjatë ditës së enjte, kryesia më e ngushtë e klubit KM Liria vendosi për shefin e ri të stafit teknik të klubit, duke e emëruar në këtë post prof. Sedat Baftiun, njofton faqja e klubit të mundjes Liria, përcjellë gazeta Koha.
“Baftiu, ish mundës i klubit, që është pjesë e tij 30 vite pa ndal, i ka kaluar të gjitha grupmoshat në mënyrë aktive si sportist, e nga viti 2007, punon edhe si trajner në klubin e KM Liria, duke u përkujdesur në ngritjen dhe arritjen e sukseseve ndërkombëtare të shumë talentëve anëtarë të KM Liria.
“Nga viti 2013 është seleksionues i përfaqësueses të kadetëve të vendit tonë, me ç’rast nën prirjen e tij janë arritur sukses historike në këto 8 vite. Ai, gjithashtu punon edhe si profesor i edukatës fizike në shkollën fillore Liria. Kryesia e klubit KM Liria, i dëshiron suksese prof. Sedat Baftiut, me shpresë që profesionalizmi në stafin teknik do të ngritët edhe më shumë, e me këtë do të vazhdojnë edhe sukseset në arenën ndërkombëtare”, shkruan në faqen e saj zyrtare KM Liria.