Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka thënë se rikthimet e fundit të ngjarjeve sportive kanë dëshmuar se ato mund të organizohen në mënyrë të sigurt edhe pa vaksina kundër koronavirusit, raporton agjencia Reuters, përcjellë gazeta Koha.mk.
Bach këto komente i ka bërë në një konferencë për media.
Lojërat Olimpike në Tokio janë shtyrë për një vit. Do të organizohen në verën e vitit 2021. Pandemia po vazhdon të zgjerohet, duke ngritur dyshime nëse do të jetë i mundur organizimi i Lojërave Olimpike edhe vitin e ardhshëm, pa daljen e vaksinës. Por Bach thotë se po dëshmohet se mund të organizohet.