Bach: Lojërat do të mbahen, nuk ka asnjë plan B

14

Qeveria Japoneze ka mohuar lajmet e shpërndara në orët e fundit në lidhje me një vendim të marrë nga ekzekutivi nipon për të anuluar Lojërat Olimpike të Tokios këtë verë për shkak të pandemisë së Koronavirusit dhe mundësinë për organizimin e Lojërave në vitin 2032. Gazeta britanike “The Times”, e cila citon një zyrtar të qeverisë japoneze, shkroi për një marrëveshje të nënkuptuar mbi pamundësinë e organizimit të Lojërave Olimpike këtë verë, duke shpjeguar se qëllimi tani është “të përpiqesh të shpëtosh fytyrën”.

“Ne dëshirojmë të hedhim poshtë çdo hamendje të rindërtuar në artikull,” – tha nënkryetari i kabinetit japonez, Manabu Sakai në një konferencë, duke shtuar se në dritën e asaj që po ndodh globalisht për shkak të pandemisë, qeveria do të duhet të marrë një vendim së shpejti.

“Deri atëherë ne mbetemi të vendosur për të bërë atë që është në fuqinë tonë dhe për të ecur përpara me organizimin e Lojërave,” – vazhdoi Sakai. Të njëjtën ditë, gjatë seancës parlamentare, kryeministri Yoshihide Suga tha se qeveria po konsideron masa të veçanta anti-COVID, për të pritur Olimpiadën me një nivel të besueshëm sigurie.

Në një intervistë me agjencinë Kyodo, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, siguroi se Lojërat do të mbahen dhe aktualisht nuk ka asnjë plan B, por duke mos përjashtuar mundësinë e uljes së numrit të spektatorëve.