Kënga vjen e komponuar nga Bini Nebihu (Diez Music) në Prishtinë, me tekst të FUEGO-s. Ky është projekti i tretë i Selinës, pas këngës së parë “SI TI” dhe këngës së dytë “ZEMËR” të publikuara në vitin që lemë pas.
Të dy këto projekte ishin realizuar nga kompania ON RECORDS. Megjithatë, pavarësisht konkurencës Selina vjen plot vetëbesim dhe mjaftë sfidues.
“BABY” është një këngë e cila sjell një histori dashurie. Selina është një vajzë 18 vjeçare, e lindur në Zurich të Zvicrrës, ku jeton familja e saj që nga viti 1983. Talentin e saj për muzikën ajo e ka treguar që në moshën 7 vjeçare përmes vallëzimit dhe këndimit.
Që në atë moshë ajo shpreh interesim për pianon dhe gitaren përmes të cilave mëson edhe notat muzikore në mënyrë autonome.
Paralel më shkollimin e rregullt, ajo vijon mësimet edhe në shkollën e muzikës duke u mëshiruar përfundimish me pasionin e saj. Përveç gjuhës shqipe Selina është njohëse edhe e gjuhëve gjermane dhe angleze.
Për të arriturat e saj Selina i është falenderuese mbarë familjes së saj e veçanërisht babait të saj Hajrushit i cili, si një njeri i arsimuar, ishte përkrahësi i parë i karrierës së sajë artistike.
Familja e saj janë me origjinë nga Komuna e Rahovecit, por që një kohë jetojnë në qytetin e Prizrenit. Klipi eshtë publikuar në kanalin më të madh shqiptarë, ArkivaShqip dhe atë mund të ndiqni në vazhdim: