Kavadar, 27 nëntor – Mundësojmë zhvillim të ekuilibruar rajonal, tha sot në Kavadar drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare të bujqve dhe zhvillim rural Nikollçe Babovski.
Ai informoi se përmes programit të zhvillimit rural, katër projekte me rëndësi jetike për popullatën, me vlerë 50 milionë denarë, janë aprovuar në Kavadar. Komuna duhej të paguante vetëm taksën e vlerës së shtuar.
“Përmes projekteve që do të realizohen në këtë pjesë të vendit, do të zhvillohet turizmi rural, dhe përmes zhvillimit të kësaj dege, ne ndikojmë drejtpërdrejt në ekonominë lokale”, tha Babovski.
Ai theksoi se investimet e tilla mundësojnë zhvillim të ekuilibruar rajonal dhe kushte dhe mundësi të mira për jetë dhe zhvillim të potencialit të përgjithshëm të zonave rurale në të gjithë vendin. (koha.mk)