Shkup, 11 qershor – Shkupi dhe Athina arritën të gjejnë gjuhë të përbashkët, arritën kompromis për kontestin e emrit. Ju si shtet e bërët tuajën, organizuat referendum, e ndryshuat emrin, e ndryshuat Kushtetutën, zbatuat reforma, ndërsa tani politikanët evropian të cilët premtuan se pasi të bëni këtë do të hapen negociatat me BE-në, patjetër ta mbajnë premtimin.
Këtë e porositi sot në Shkup, kryeministri çek Andrej Babish në pres konferencën e përbashkët me kryeministrin Zoran Zaev i cili dha premtimin se Çekia do të bëjë çmos vendi të merr datë për fillim të negociatave.
“Tani është momenti kryesor për RMV-në dhe shpresoj se Këshilli evropian me të vërtetë do të konfirmojë hapjen e negociatave të vendit tuaj me BE-në. Politikanët evropian kanë premtuar se nëse i plotësoni kushtet për këtë do të merrni datë për negociata. Nëse politikanët evropian nuk e mbajnë fjalën ajo do të ndikojë në mënyrë demotivuese për qytetarët e juaj dhe për mbarë rajonin”, ka thënë Babish.
Ai ka thënë se RMV e ka mbështetjen edhe nga Grupi i Vishegradit, ku përveç vendit të tij bëjnë pjesë edhe Sllovakia, Polonia dhe Hungaria dhe ka paralajmëruar se së shpejti do të ketë takim në Budapest ku mes tjerash do të bisedohet edhe për mënyrat me të cilat mund të nxitet procesi eurointegrues i vendit.
Kryeministri Zoran Zaev i ka shprehur falënderim për mbështetjen që këtë verë të marrim datë për negociata, duke theksuar se kjo është me rëndësi jo vetëm për RMV-në, por edhe për rajonin dhe Evropën.
“Kjo do të inkurajojë edhe liderët tjerë të mbyllin çështjet e hapura, do të mundësojë fokusin të vendosim në ekonominë, perspektivat investuese, shansin ndaj të rinjve dhe e gjithë kjo do të thotë stabilizim më i gjerë në të cilën me dekada presin Evropa dhe bota”, ka thënë Zaev.