Dominic Lowe dhe i biri tij Jon, kanë nisur punën në mbulimin e dyshemesë së garazhit të tyre që ndodhet në Somerset të Anglisë, me monedha metalike prej dy peni. Ata gjithashtu përdorën një teknikë simetrike me të cilën ia dhanë dyshemesë një pamje fantastike. Ata kanë krijuar kontrastin që iu ndihmon të formojnë mozaikun në hapësirën e gjerë pesë me pesë metra. “Kam parë një dysheme të tillë në internet dhe vendosa ta krijoj edhe në shtëpi”, ka thënë Lowe për mediat angleze. Ata kanë siguruar 37,500 monedha që vlejnë rreth 800 euro, ndërsa deri më tani e kanë kryer një pjesë të konsiderueshme të mbulimit.