Një burrë që ka blerë vazhdimisht kukulla seksi për të mbushur boshllëkun që la gruaja e tij para 16 vitesh, tani ka detyruar edhe djalin e tij të ketë edhe shtatë “motra” silikoni. Li Chen, prind 58 vjeçar nga Huishui Country, në provincën Guizhou në jug perëndimin e Kinës, thotë se kukullat janë më të besueshme se njerëzit, pas disa lidhjeve të dështuara që pas divorcit të tij në vitin 2000. Djali i Li, i cili është njohur me nofkën “Yang Yang”, ishte vetëm pesë vjeç kur nëna e tij u largua, dhe ai u rrit nga babai i tij punëtor me shumë mundime. Por pasi djali i tij, Yang Yang filloi shkollën dhe u zhvendos në konvikt, Li u ndje i vetmuar ndaj vendosi të blinte kukullën e tij të parë. Babai, i cili pohon se kurrë nuk ka përdorur kukulla për seks, por kohët e fundit ka shtuar edhe gjashtë më shumë për familjen e tij, duke përfshirë një që ia ka dhuruar djalit kur mbushi 18 vjeç. Li tha se ia bleu kukullën Yang “për ta ndihmuar atë me nevojat e tij”, duke shtuar: Me zemrën time shpresoj që ai të përdorë kukullat për seks. I riu, megjithatë tregon se e shikon kukullën si motrën e tij. Më shumë se 10.000 RMB (1166paund) janë shpenzuar në kukulla seksi, Li tregon se duke përfshirë këtu edhe të gjitha veshjet, takat e larta, pajisjet e tjera që ai ka blerë për anëtarët e familjes së tij plastike. Babai i pazakontë dhe djali i tij po planifikojnë të nisin një biznes për të shitur rroba për kukullat e seksit, duke pasur si shënjestër meshkuj me të njëjtën mendje si ata. Pjesë e përpjekjeve të tyre për të promovuar linjën e tyre të veshjeve është përfshirë edhe postimi i fotove online të familjes së tyre me kukulla, të cilat janë shpesh të ulura rreth tavolinës, për kohën e çajit. Li tha: “Ne i ushqejmë këto kukulla sepse janë pjesë e familjes sonë. Nëse unë do të gjej një të dashur në të ardhmen, ajo do të duhet të pranohet edhe nga kukullat gjithashtu”.