Policia kufitare kroate dhe doganierët në pikën Backa Palanka kanë konfiskuar 74.4 kilogramë marihuanë. Një person me veturën Fiat është arrestuar pasi që u përpoq me veturën e tij të kalonte në këtë pikë kufitare. Personi i arrestuar është Rajko Maric, babai i futbollistit kroat, Silvio Maric.
Djali i të arrestuarit ishte bërë futbollisti i parë kroat që kishte luajtur në Premierligën Anglez, si anëtar i Newcastle United. Maric kishte luajtur edhe për Porton, Dinamo Zagrebin e Panathinaikosin.