Një baba kryqëzoi të birin e tij 10-vjeçar në rrugë, sepse refuzoi që të bënte detyrat e shtëpisë. Fëmija u la në këtë gjendje për orë të tëra nga i ati, i cili mendoi se poshtërimi publik do ta stimulonte të birin. Ishte një fqinj në bashkinë e Chongqing, në perëndim të Kinës që e pa djalin në rrugë dhe bëri edhe këtë foto. Sipas këtij të fundit, babai i 10-vjeçarit ka një dyqan frutash dhe njihet për karakterin e tij strikt me 2 djemtë e tij. Pasi iu tha nga mësuesit se i biri nuk kishte bërë sërish detyrat, burri ndërmori këtë veprim, i cili është konsideruar tejet ekstrem nga komentuesit në internet.