Shkeli gabimisht iPhone e djalit me këmbë, por ai humbi toruan dhe e vrau. 50-vjeçari Leng Sao, u sulmua me hanxhar nga djali 23 vjeç, Leng Huon, pas një nate që i riu kishte kaluar duke pirë dhe duke dëgjuar muzikë, teksa mbante një festë në shtëpi.
Huon humbi toruan kur pa të atin që shkeli celularin i cili kishte rënë në tokë, kështu që rrëmbeu hanxharin në kuzhinë, në shtëpinë e tyre në Prey Veng, në jug të Kamboxhia dhe e vrau. Gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, babai ishte zgjuar nga gjumi për shkak të zhurmës që vinte nga kuzhina dhe shkeli pa dashje telefonin, gjë që i kushtoi jetën.
Fillimisht djali e goditi me grushte babanë, ndërsa më tej e vrau me hanxhar, në sy të mysafirëve që kishte ftuar në shtëpi. Pak pas ngjarjes ai u arrestua nga policia.