Sergej Milinkoviç-Saviç ka bërë debutimin e tij në Botërorin e Rusi 2018. Pas ndeshjen fantastike Serbi-Kosta Rika, i ati i futbollistit ka zbuluar skuadrën e ardhshme të birit. Ai ka bërë me dije që destinacioni ideal për Milinkoviç-Saviç është Juventusi, ndërsa Real Madridi do të ishte e mira ta transferonte pas të 25-ave. Në deklaratën e tij pas përfundimit të ndeshjes së parë të botërorit, Nikola u shpreh se: “Duhet të shkojë te Juvja, pasi është skuadra perfekt për të. Pas 3 vitesh në Itali, tani Milinkoviç njeh shumë mirë gjuhën, kulturën italiane dhe Serinë A, ndaj në një shoqëri të fortë si ajo bardhezi, do të kishte mundësi të rritej akoma më shumë, por edhe të fitonte shumë tituj. Sa i përket Realit të Madridit, mendoj se ka ende kohë. Momenti ideal për t’u larguar nga Italia, do të jetë pas të 25-ave, kur të ketë arritur pjekurinë e duhur dhe të jetë bërë një futbollist me mentalitet fituesi”, deklaroi babai i mesfushorit të Lacios.