Asnjë nënë nuk meriton të varrosë birin e saj, dënimi është ai që e parasheh ligji. Nuk e mohoj që nuk jam i kënaqur. Nga kjo pamë që drejtësia mund të bëjë vetëm kaq. Shpresoj që ndonjë gjykatë më e lartë nuk do ta ndryshojë vendimin, ka deklaruar babai i Nikolla Sazdovskit, Toni Sazdovski, shkruan Alsat M, transmeton gazeta Koha.
Prindërve të akuzuarit të tretë do i porosis që ta tregojnë se ku gjendet, sepse jam i sigurt se e dijnë vendndodhjen e tij. Mos të ngelin fëmijët e tjerë të vetëm në burg. Për Nikollën jeta përfundoi, të gjithë që e kanë njohur, e kanë ditur që nuk ishte i dhunshëm, ai ishte miqësor me të gjithë, ka thënë Toni Sazdovski.
Gjykata Penale në Shkup, sot shqiptoi aktgjykimin ku dënoi me nga 19 vjet burg Besim Belën dhe Skender Demirin, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Nikolla Sazdovskit.