Përfshirja e babait të saj në grupin kriminal që merrej me falsifikime vizash dhe pasaportash, ka sjellë dorëheqjen e zv. ministres së Arsimit Lorena Haxhiu.
Si pasojë e shkeljes së ligjit nga ana e babait të zv. ministres, Departamenti Amerikan i Shtetit ka marrë vendim t’i ndalojë familjes së saj hyrjen në SHBA, raporton abcnews.
Lorena Haxhiu u votua më 13 shkurt 2019 nga Këshilli i Ministrave për të zënë vendin vakant që la Besa Shahini si zv.ministre, ndërkohë që ajo zuri vendin e Lindita Nikollës.
29-vjeçarja ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Shërbimit Rinor pas studimeve në fakultetin e Ekonomisë në Tiranë.