Të dielën në Kosovë do të ketë lokale. Njësoj sikurse te shqiptarët e Maqedonisë edhe në Kosovë disponimi i qytetarëve është nën anën e ndryshimeve pozitive, respektivisht në anën e Vetëvendosjes. Në “luftën” e kësaj Lëvizje është kyçur edhe Melisa Zekaj, nga familja patriotike pejane Zekaj dhe vajzë e Valdet Zekajt-Komandant Valit, i cili luftoi në Kumanovë, shkruan Gazeta Lajm. “Unë kam shumë vullnet për të punuar drejt rrugës së ndryshimit, kam vullnet të kontribuoj për vendlindjen time. Që të arrij qëllimet e mia më duhet mbështetja juaj.
Nr.10 për Lëvizjen
Nr.32 për mua”, ka shkruar Melisa Zekaj duke apeluar te Pejanët që t’i japin përkrahje sa më të madhe Vetëvendosjes.