Një baba ka vrarë djalin e tij duke i prerë organin gjenitali me sëpatë për të çliruar shtëpinë e tij nga “shpirtrat e këqij”. Ram Gopal Patel, 39 vjeç e sakrifikoi të birin 13-vjeçar Rupesh duke e lënë që të vdiste nga hemorragjia në shtëpinë e tij në Baloda Pazari, Indinë Qendrore. Ai pretendoi se magjistari Rajesh Yadav, 19 vjeç, i kishte thënë atij të kryente aktin e tmerrshëm ndaj adoleshentit dhe pas kësaj do të shpëtonte nga të gjitha problemet. Fillimisht ata e goditën 13-vjeçarin në kokë, i prenë organet gjenitale dhe me pas e lanë aty, të mbuluar nga gjaku, deri sa ai gjeti vdekjen. Nëna e djalit nuk ishte në banesë në momentin që ndodhi krimi makabër dhe e gjeti Rupesh të shtrirë në dysheme. Ajo e denoncoi rastin në polici dhe vrasësit u arrestuan dy ditë më parë.