Babai i brazilianit të lindur në Portugali, qendërmbrojtësit Pep, ka sulmuar ish-klubin e tij Real Madrid, për mënyrën si e detyruar të birin të largohej, gjatë verës së kaluar. “Këto klube e marrin një futbollist dhe e shtrydhin deri në pikën e fundit, pastaj e hedhin në rrugë. Në momentin që menduan se djali im nuk mund të ishte më titullar nisën ta trajtojnë në një mënyrë që ai nuk e meritonte. Ai ka personalitet dhe në karrierën e tij ka fituar gjithçka, por vazhdon të punojë fort dhe të përmirësohet,” – dhe Anael, i ati i Pepe, gjatë një interviste televizive në Brazil.
“Kur futbollistëve i ka mbetur dhe një vit kontratë, zakonisht klubi i telefonon për të nisur diskutimin për rinovimin. Pepe nuk u kontaktua asnjëherë. Në momentin që menduan ta kontaktonin, i propozuan të njëjtën kontratë si ajo që kishte, kur të gjithë shokët e tij, pas trofeve të fituar, kishin marrë rritje. Në atë moment, Pepe vendosi të largohet dhe ta vazhdojë karrierën diku gjetkë, – vazhdoi Anael Pepe. – Me mënyrën si stërvitet dhe si e bën jetën jashtë fushe, mendoj se djali im do të vazhdojë të luajë për një kohë të gjatë në nivele të larta.” Aktualisht, Pepe luan me Besiktas në kampionatin turk.