Ai duhet të ishte babai më i lumtur, pasi ikona e Uellsit, Rajan Gigs, u përzgjodh si trajneri i Kombëtares, por babai i tij, Dani Uilson, ndihet i turpëruar nga i biri. Kjo pas lidhjes jashtë martesore që legjenda e Junajtid, pati me kunatën e tij (gruan e të vëllait) në vitin 2011.
“Unë duhet jem babai më krenar në botë, më i lumtur se kurrë për ato çfarë ai ka arritur, por i ndihem i poshtëruar prej tij. Madje as emrin nuk mund t’i lejoj vetes t’ia përmend”.
“Si vëllai i madh ai duhej t’i ruante krahët vëllait të tij, jo t’i ngulte thikën pas shpine. Ai tradhtoi në mënyrën më të shëmtuar të mundshme dhe nuk është aq burrë sa të kërkojë falje për të”, tha i babai i tij për “The Sun”.