SARANDE- Një tjetër jaht luksoz ka ankoruar në portin e Sarandës. Mësohet se në mjetin lundrues “Katara” udhëton babai i Emirit të Katarit, sheik Hamad Bin Khalifa Al-Thani.
Mësohet se babai i sheik Tamim Bin Hamad Al –Thani pas vizitës në Sarandë, do të ndalet edhe përgjatë gjithë bregdetit të jugut si dhe në Durrës.
Gazetarja Shpresa Dine raporton për ‘BalkanWeb’ se sheiku është pritur në port nga përfaqësues të Ambasadës së Katarit, ndërsa ka qenë në shoqërinë e 70 përfaqësuesve të kompanive nga Katari, të cilët duan të njohin Shqipërinë. Shkëlqesia e Tij, Sheikh Hamad Bin Khalifa Al-Thani do të shoqërohet edhe nga Garda. ‘BalkanWeb’ ka siguruar video nga momenti kur jahti ankoron në portin e Sarandës.
Kujtojmë se pak ditë më parë në Sarandë ankoroi jahti me vela më të madh në botë ‘Sailing Yacht A’, në pronësi të miliarderit rus Andrey Melnichenko.