Stanley Johnson, babai i kryeministrit britanik Boris Johnson ka injoruar rekomandimet e qeverisë britanike.
79-vjeçari ka udhëtuar drejt Greqisë për të kaluar pushimet. Mediat britanike shkruajnë se ai mbërriti në Athinë mbrëmë për të vizituar vilën e tij në Pelion.
Babai i kryeministrit britanik ka mbërritur në Greqi përmes Bullgarisë, pasi qeveria greke ka ndaluar ardhjen e udhëtarëve nga Britania deri në mes të korrikut.
Johnson nuk hezitoi të postojë foto në llogarinë e tij personale në Instagram, duke treguar çdo kornizë të udhëtimit të tij.
Duke folur nga ballkoni i vilës së tij mbrëmë, Stanley Johnson tha: “Grekët po përpiqen të bllokojnë ardhjet nga Britania, por ata ishin shumë të lumtur kur panë që erdha. E vetmja gjë që ata më pyetën ishte nga erdha dhe çfarë bëra, dhe më pas ata matën temperaturën. Nga sa shoh këtu, ardhja e britanikëve nuk do të jetë rrezik, sepse grekët janë shumë të kujdesshëm”.