Shkup, 23 janar – Familja e Almir Aliut nga Kumanova ka mirëpritur vendimin e Gjykatës së Apelit për kthimin e lëndës në rigjykim.
Babai i Almirit, Sedat Aliu ka deklaruar për Alsat-M se nga Gjykata e Kumanovës nuk kërkon mëshirë por vetëm drejtësi për djalin e tyre, transmeton Koha.
Aliu, sipas televizionit, është shprehur skeptik se Gjykata e Kumanovës mund të sjellë vendim të drejtë duke potencuar se bëhet fjalë për trup të njëjtë gjykues dhe për prokuroren e njëjtë.