Policia e liroi djalin e tij dhe i ati u justifikua duke thënë se e futi atë në kafaz, pasi djali kishte sjellje të dhunshme, të shkaktuara nga problemet mendore që vuante. Por oficerët u përballën me një 42-vjeçar të qetë e me gjendje të stabilizuar
Babai “gardian” e ushqente atë rregullisht dhe i bënte dush në ditë të caktuara, por kurrë nuk e lejoi të dilte jashtë kafazit të mbuluar me një fletë metalike.
Askush nuk e dinte se ç’ndodhte brenda prefabrikatit, afër shtëpisë ku jetonte familja, në qytetin Sanda. Autoritetet e zbuluan djalin e mbyllur në kafaz, vetëm kur prindi i moshuar duhej të shkonte në zyrën e komunës për të gjetur ndihmë mjekësore për gruan e tij.
Atje, ai duhej të rrëfente edhe numrin e personave të familjes para punonjësit të shtetit, ndaj i doli sekreti që mbante prej 26 vitesh. Policia e liroi djalin e tij dhe i ati u justifikua duke thënë se e futi atë në kafaz, pasi djali kishte sjellje të dhunshme, të shkaktuara nga problemet mendore që vuante. Por oficerët u përballën me një 42-vjeçar të qetë e me gjendje të stabilizuar.
Ky nuk është i vetmi rast në Japoni, kur familjarët mbyllin njerëzit e tyre në kafaze. Në dhjetor, një 33-vjeçare u gjet e vdekur në një dollap në Osaka, pasi prindërit e kishin mbajtur për 15 vjet në një dhomë pa ngrohje dhe me shumë pak ushqim. Kur vdiq ajo peshonte vetëm 33 kg.