“Në Danimarkë është rrënjosur ideja se Babagjyshi i Vitit të Ri na përshëndet nga Groenlanda, ndërkohë që në vende të tjera kjo ide lidhet me Finlandën. Dhe ne nuk mund ta pranojmë këtë”, thotë Lykke Geisler Yakaboylu, shefe e agjencisë turistike ”Visit Greenland”. Sipas folklorit finlandez, shtëpia e vërtetë e Santa Klausit ndodhet në zonën malore finlandeze të Korvantunturi, në Laplandin Lindor. Megjithatë, ai shpesh mendohet ta ketë patur shtëpinë në fshatin Santa Claus, pranë Rovaniemit, në Rrethin Arktik, i mbushur me dyqane, restorante, pista rrëshqitjeje dhe atraksione të tjera.
”Gjatë viteve ’90 u bënë përpjekje që ta përcaktonin zyrtarisht Groenlandën si shtëpinë e Babagjyshit të Vitit të Ri, por nuk pati asnjëherë sukses, megjithatë edhe sot ne themi se ai është nga Groenlanda”, thekson Yakaboylu. Shtete të tjera që pretendojnë origjinën e Babagjyshit të Vitit të Ri janë edhe Turqia dhe Rusia.