Londër, 25 janar – Studimi i bërë në Britaninë e Madhe tregoi se antibiotikët azitromicin dhe doksiciklin në përgjithësi nuk janë terapi efikase për fazat e hershme të Kovid-19 me qëllim që të parandalohet hospitalizimi i pacientëve ose intervenimeve të mëtutjeshme, publikoi Universiteti në Oksford.
Studimi tregoi se azitromicin dhe doksiciklin nuk përdoren për pacientë me Kovid-19 të cilët janë më të moshuar se 50 vjet dhe të cilët janë mjekuar në shtëpi me një nga këto dy antibiotikë, sipas ueb-faqes së Universitetit në Oksford.
Në faqen është publikuar se më shumë hollësi në lidhje me studimin do të publikohen së shpejti në revistën shkencore.