Uashington, 28 nëntor – Në dekadën e ardhshme numri i banorëve në Azi do të mund të rritet rreth 250 milionë, ndërsa në të njëjtën kohë dyfish të rritet kërkesa për ushqim në atë rajon, vlerësojnë ekspertët.
Hulumtimet e reja tregojnë se ky kontinent nuk do të jetë në gjendje t’i përmbushë kërkesat për ushqim në 10 vitet e ardhshme dhe industrisë së ushqimit dhe atij bujqësor në Azi do t’u nevojiten investime në lartësi prej 800 miliardë dollarë me qëllim të të kënaqet kërkesa e rritur për ushqim.
Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike dhe rritja e numrit të banorëve në mënyrë shtesë do të ndikojnë në problemin që rajoni e ka me furnizimin me ushqim, si dhe mbi paqëndrueshmërinë e çmimeve.
Sipas vlerësimeve të ekspertëve deri në vitin 2030 toka përpunuese për banor në Azi do të ulet për pesë për qind.