Futbollisti nga fshati Sllatinë e Tetovës, Azis Jamini 16 vjeçar, sot ka nënshkruar kontratë me klubin e Turqisë “Adana Demirspor”.Azizi vite më parë karrierën e filloi në klubin “Vëllazrimi” të këtij fshati, më pas vazhdoi në klubin e “Renovës” dhe së fundmi u bë pjese e skuadrës së Turqisë “Adana Demirspor”. Ndryshe Azizi është i zgjedhur edhe si futbollist për reprezentacionin e Maqedonisë së veriut dhe luan si sulmues i djathtë.