Shkup, 11 prill – Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës Valmir Aziri sot e vizitoi Teatrin për Fëmijë në Shkup dhe realizoi takim me drejtorin e institucionit Bajrush Mjaku.
Gjatë vizitës, sekretari Aziri përgëzoi udhëheqësinë dhe menaxhmentin e teatrit duke i uruar edhe për premierën e parë për fëmijë që u shfaq gjatë ditës së djeshme.
Në të ardhmen, siç citohet në njoftim, pritet që të vijojnë edhe dy premiera të tjera në Teatrin për Fëmijë në Shkup.
Drejtori i teatrit për fëmijë Bajrush Mjaku shprehu falënderime ndaj Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë për buxhetin e alokuar i cili i sipas tij për herë të parë ka një shumë të madhe prej 1 milionë e 800 mijë denarësh dhe sipas tij nga të tri shfaqjet do të vijojnë edhe 100 repriza që do ta pasurojnë repertorin për fëmijë në teatrin e Shkupit.