Fazlia, e njoftoi hollësisht sekretarin Aziri për mbarë vajtjen e punëve të ndërtimit të Teatrit të Tetovës si dhe për rrjedhën e zhvillimit të projekteve në këtë Teatër ndërsa selektori i Festivalit, Bajrush Mjaku e informoi atë për mbarë vajtjen e punës së Festivalit Ndërkombëtar të Dramës si dhe rreth organizimit të tij. Ky festival do të mbahet në fillim të tetorit në Tetovë.
Mes tjerash, aktori i mirënjohur shqiptarë Mjaku, Azirit në mënyrë solemne ja dorëzoi edhe librin me titull “Urtësi e Marrëzi”, libër ky i cili u mbështet nga ana e Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë.
/Medial.mk/