Shkup, 20 nëntor 2018 – Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri sot në konferencën për shtyp ka kritikuar ashpër propozim-buxhetin e ri për vitin 2019, duke potencuar se për shqiptarët vazhdon avazi i vjetër i shpërndarjes jo të drejtë të buxhetit.
Sipas Azirit, në sferën e Kulturës, Block dotacionet në komunat shqiptare të numërohen ndërsa në sferën e Arsimit nuk ka informacione për ndërtimin dhe rikonstruimin e shkollave fillore dhe te mesme, por siç tha ai e ditur është që Shkolla në Bllacë, Shkolla në Butel, Gjimnazi nëKumanovë nuk do të ndërtohen.
Aziri thotë se edhe pse buxheti është ambicioz prej 3,7 miliardë eurosh (210,484 miliardë denarë), me rritje prej 9,5 për qind të të ardhurave buxhetore, nuk mund të bisedohet për konsolidim fiskal vetëm për shkak të projektimit të deficitit buxhetor për 500 milionë denarë më të vogël se i vitit të kaluar.
“Në ndërkohë nuk kemi zvogëlim te deficitit buxhetor, kemi projektim më të vogël të deficitit, deficiti është rrjedhë, mund të rritet brenda vitit, ndërkohe që planifikohet rritje e borxhit publik nga 48,2 për qind në 54 për qind te BPV-së. Nuk mund të bisedohet për konsolidim fiskal kur kemi rritje të shpenzimeve rrjedhëse (5,4 për qind).Konsolidimi fiskal duhet të jetë në funksion të rritjes së produktivitetit të buxhetit me anë të përmirësimit në strukturën e tij në favor të shpenzimeve kapitale. Ne këtë rast mungon një veprim i tillë, përkundrazi kemi përkeqësim”, theksoi Aziri në pres konferencë.
Sipas ASH-së Buxheti është jotransparent, nuk ka karakter zhvillimor, ka mungesë të politikës ekonomike dhe të dhënat duhet të paraqiten në mënyrë sintetike dhe joanalitike, në dedikimin e saktë të shfrytëzuesve buxhetorë veçanërisht te pjesa zhvillimore e buxhetit.
“Zëri buxhetor mallrat dhe shërbimet rriten për 11,5 për qind /2018 (220 milionë denarë 33 milionë euro) që është burimi më i madh i korrupsionit dhe njëherësh vërejtja kryesore edhe për qeveritë e kaluara”, theksoi Aziri.
Sipas tij, rruga Shkup-Bllacë ka premtime për fillimin e dy kilometrave nga kufiri deri në kthesën për në fshatin Bllacë, për pjesën tjetër prej 10 kilometrave siç thotë do të aplikohet për kredi në Bankën Botërore dhe, siç shton do të duhen 2-3 vjet që BB të bëjë vlerësimin e arsyeshmërisë së projektit dhe pastaj të përgjigjet nëse është aprovuar ose jo kredia. Nuk është duke u ndërtuar, nuk është në Buxhet.
Ai bëri vërejtje edhe se Ministrisë së Pushtetit Lokal i zvogëlohet Buxheti për 2.65 milionë euro