Shkup, 14 nëntor – Nevojitet dialog i vërtetë për secilën çështje me biznesin, seriozitet në atë proces nga të dyja palët dhe parashikueshmëri të klimës së biznesit, e jo shndërrim të funksionimit normal me formimin e qeverisë teknike sipas Marrëveshjes së Përzhinos tre muaj para zgjedhjeve. Duhet të thuhet se deri ku do të vlejnë dispozitat e tilla, porositi sot kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Branko Azeski, njofton KOHA.
“Nuk mendojmë se si biznes zgjidhjet tona janë ideale, e dimë se jemi vetëm segment në jetën gjithëpërfshirëse, por kërkojmë seriozitet në dialog. Nuk mundet që raport në dialog të jetë çështja profesionale që të të thërrasin dy orë për çështjen profesionale që të të thërrasin dy orë para publikimit. Ti ulesh në një sallë dhe ata të të konsultojnë, ndërsa tashmë janë ‘lëshuar’ në foltoren e sallës tjetër dhe japin konferenca për shtyp. Të mos gënjehemi, nuk jemi fëmijë, e dimë se në çfarë kushte jemi, ndonjëherë edhe do të heshtim, ndonjëherë edhe do të jemi edhe më të kulturuar nga ajo që duhet, por askush të mos mendojë se këtë e lejojmë”, tha Azeski në panelin “Evropa Juglindore:Rritje e pasigurisë ose e ardhme më e ndritshme’ në kuadër të Samitit të 8-të ‘Maqedonia 2025’.
Në periudhën e ardhshme, shtoi, më i nevojshëm është dialog, zgjidhja e çështjes së korrupsionit dhe ekonomisë gri dhe seriozitet gjatë propozimeve të bashkësisë së biznesit të cilat duhet të jenë edhe nga ana jonë në nivel sa më të lartë, në bazë të studimeve, analizave dhe hulumtimeve. Ka të meta edhe te ne, këtë e pranojmë, do ta përmirësojmë, por kërkojmë qasje më serioze nga të gjithë, tha Azeski.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve ai porositi se puna e qeverisë teknike sipas Marrëveshjes së Përzhinos paraqet shndërrim të realitetit dhe funksionimit normal.
Biznesi sipas Azeskit, dëshiron parashikueshmëri, duhet të ikim nga zgjedhjet e parakohshme, nga konstituimet e jashtëzakonshme të qeverive, nga situatat e jashtëzakonshme sepse mendoj se kështu lëshohet sinjal i keq në botë për diçka që është e pazakontë. “Tani hymë në koalicione, në partneritete me firma nga vendi më i zhvilluar në botë dhe mendoj se duhet ta respektojmë atë dhe të angazhohemi drejtë atyre standardeve”, theksoi Azeski.
Sipas Azeskit, edhe krahas zgjedhjeve të paralajmëruara parlamentare dhe gjendjen në tregun gjerman, mund të presim vit normal në ekonomi.
“Do të jetë stabile, do të shkojë në gjetjen e zgjidhjeve të caktuara. Nuk do të jetë vit në të cilin që sigurisht ne do të arrijmë rezultate të cilat i presim tashmë disa vite në rritjen mes pesë dhe shtatë për qind në periudhën trivjeçare që të arrihet niveli i standardit jetësor. Të gjitha parametrat, unë jam njohës i mirë i rasteve ballkanike, shkojnë në drejtimin që të flasin se nuk ka ulje të aktiviteteve ekonomike dhe investuese të Ballkanit edhe krahas gjendjes që ndodh në tregun gjerman i cili është i rëndësishëm për ne. Për dallim të vitit 2008 ata janë të gatshëm dhe u përgjigjën parakohe në ato sfida”, tha Azeski.
Është e rëndësishme, shtoi ai, politikanët të organizojnë zgjedhje normale të cilat beson se do të jenë të qeta dhe do ta shfaqin pasqyrën reale në shtet. “Në një jam i sigurt, cili do që të jetë fituesi, cilido do që të jetë koalicioni, nuk ka kthim prapa, biznesi do të jetë prioritet numër një te të gjithë ne, theksoi Azeski.
Porosi se biznesi dëshiron parashikueshmëri dërgoi edhe Ana Arasov, kryesuese e Samitit Maqedonia 2025.
“Biznesi dëshiron sundim të së drejtës, stabilitet dhe parashikueshmëri. Ne jemi ekonomi e vogël, njëkohësisht jemi demokraci e re. Tridhjetë vite demokraci në krahasim me demokracitë të cilat janë nga 250 vite është periudhë shumë e vogël. Normalisht është se duhet të kalojnë disa punë që t’i mësojmë se si duhet të jetë balans mes biznesit dhe politikës. Plotësisht pajtohem se biznesi kërkon stabilitet, kërkon një platformë, parashikueshmëri të ligjeve, parashikueshmëri të atmosferës, të politikave ekonomike që të mundet ta sjellë zhvillimin e nevojshëm ekonomik”, tha Arsov. (koha.mk)