Kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski do të marrë pjesë në edicionin e 24-t të Biznes forumit Kopaonik, që mbahet prej sot deri më 9 mars. Azeski do të flasë në panelin e tretë, në temën “Programi reformues i investimeve rajonale; një rajon një ekonomi”.
Sipas organizuesve, në Forum janë paralajmëruar më së shumti pjesëmarrës deri më[ tani, rreth 1.000. Përfaqësues të kompanive nga sektori bankar, sigurimet, tregtia, turizmi, energjetika, bujqësia, industria farmaceutike, funksioanrë të lartë shtetëror dhe liderë biznesi me ndikim do ta shqyrtojnë programin për reforma, jo vetëm në Serbi, por edhe në rjaon. Të pranishëm do të jenë edhe ambasadorë, diplomatë, përfaqësues nga investimet financuese ndërkombëtare, analistë ekonomik, ekspertë ndërkombëtar, si dhe përfaqësues nga mediumet.