Të enjten Azerbajxhani ka thënë se 2,783 ushtarë të tij janë vrarë në konfliktin me Armeninë në enklavat e Nagorno-Karabakhut, raporton Reuters.
Derisa është bërë e ditur se më shumë 100 trupa ende mungojnë, transmeton KOHA.
Azerbajxhani deri më tani nuk kishte zbuluar humbjet ushtarake në konfliktin që kishte shpërthyer më 27 shtator dhe u ndalua më 10 nëntor kur forcat paqeruajtëse ruse kanë hyrë në këtë zonë.