Azerbajxhani sot shënon 28-vjetorin e pavarësisë së tij nga BRSS.
Azerbajxhani fillimisht shpalli pavarësinë nga Cari rus nën kryesinë e Mehmet Emin Resulzade më 28 maj të vitit 1918, por u pushtua nga Bashkimi Sovjetik pas një periudhe të shkurtër dy vjeçare.
Në vitin 1991, Azerbajxhani rivendosi statusin e tij si shtet i pavarur më 18 tetor.
Përkundër dekadave nën sundimin sovjetik, azerbajxhanasit kurrë nuk harruan trashëgiminë e tyre si republika e parë demokratike e Lindjes, e cila u dha të drejta të barabarta të gjithë qytetarëve, pavarësisht racës, fesë, sektit dhe gjinisë.
Masakra e Ushtrisë Sovjetike më 20 Janar të vitit 1990 në Baku dhe provincat e tjera tronditi plotësisht besimin e azerbajxhanasve në BRSS duke përshpejtuar procesin drejt pavarësisë së vendit.
Më 30 gusht të vitit 1991, Parlamenti i Azerbajxhanit, Ali Soveti (Këshilli i Lartë) miratoi Deklaratën për Pavarësinë e Shtetit të Republikës së Azerbajxhanit.
Akti kushtetues mbi Pavarësinë e Shtetit të Republikës së Azerbajxhanit u miratua nga Këshilli i Lartë më 18 tetor të vitit 1991.
Më 29 dhjetor të vitit 1991, pavarësia u afirmua nga referendumi mbarëkombëtar kur Bashkimi Sovjetik zyrtarisht pushoi së ekzistuari.
18 Tetori festohet si dita e pavarësisë që nga viti 1992.