Shkup, 9 tetor – Përfaqësuesja e Maqedonisë në boks aktualisht gjendet në Rusi ku do të merr pjesë në Kampionatin Evropian për junior, bën të ditur gazeta KOHA. Ky eveniment do të zgjasë deri më 17 tetor, ndërsa ngjyrat e Maqedonisë do ti mbrojnë tre boksier edhe atë: Eles Asanov (-52 kg), Allpaj Demirov -62 kg dhe Adrijan Azemi +80 kg.
Sot u bë hedhja e shortit, ku boksieri shqiptar Adrijan Azemi në xhiron e parë do të jetë I lirë, ndërsa në xhiron e dytë do të përballet me fituesin nga ndeshja Timur Avdoian nga Rusia dhe Howe William nga Anglia.