Shkup, 21 shkurt – Ardijan Azemi është fitues i turnirit ndërkombëtar për të rinj “Doreza e Artë”, njofton gazeta Koha.
Boksieri shkupjan sot në finalen e madhe u përball me boksierin serb Ognjen Tatarski, të cilin e mundi me ndërprerje qysh në raundin e parë, duke fituar kështu medaljen e arit.
Një sukses i madh ky për boksin tonë, për vetë Ardijanin por edhe trajnerin Naser Haruni. Pikërisht ky i fundit ka qenë shumë i lumtur me suksesin e boksierin të tij.
“Fitore në finalen e madhe të turnirit ndërkombëtar ‘Doreza e Artë për të rinj’ (Omlladinska Zllatna Rukavica”. Ardijan Azemi (Maqedoni) me ndërprerje në raundin e parë kundër Ognjen Tatarski (Serbi) dhe vendi i parë dhe medalja e arit”, shkroi në faqen e tij zyrtare Haruni”, përcjellë gazeta Koha.