Shkup, 26 maj – Për bisedimet me BE-në përveç përgatitjes politike nevojitet edhe adminstratë e fuqishme. Në këtë drejtim publicisti Emin Azemi thotë se aspekti adminsitrativo- teknik është shumë i rëndësishëm dhe njëkohësisht shumë i vështirë që për momentin sipas tij shteti nuk e posedon mjaftueshëm.
Ai thotë se nevojitet trajnim i adminsitratës me ekspertë nga jashtë, për ti përgatitur ata për fazat e mëtutjeshme të integrimit.
“Konsideroj se shteti ynë është larg standarteve për të qenë një adminsitratë efiçente që do ti përgjigjej të gjitha kërkesave të Brukselit pra, BE-së. Kujtoj që puna e parë e shtetit, adminstrata shtetërore, e dikasterit që udhëheq atë, do të duhet të ngrej të gjitha kapcitetet në profesinalzimin e njerëzve, në nivelizimin apo përafrimin e standarteve që kanë shtetet e BE-së, dhe pse jo të trajnohen njerëzit, prej këtu të dërgohen atje apo të vijnë ekspertë nga jashtë në mënyrë që adminsitrata jonë të jetë në nivel të asaj që kërkohet. Sikundër dihet tani ka filluar skriningu, hapja e kapitujve, diku diku ka ngecje dhe vërejtja ime mbetet për reformat në drejtësi”, ka deklaruar për MTV2, publicisti Emin Azemi, transmeton Koha.mk
Nga ana tjetër, Minsitri i Shoqërisë Informatike Damjan Mançevski disa herë ka thënë se shteti nuk ka probleme lidhur me skriningun përgatitor po ka shfaqur brengën e tij për kapacitetin e shtetit për negociatat me BE-në, që eventualisht mund të fillojnë në fund të vitit, nese vendi merr datën për fillimin e bisedimeve.
Qeveria duhet të ketë përgatitur deri në këtë kohë strukturën negociuese me ekspertë të lartë të kualifikuar që do të kujdesen për fazën e rradhës për integrim në BE. Çështja e adminsitratës do të përfshihen mjaftueshëm në raport porgresin për Maqedoniën e Veriut i cili do të publikohet javën e ardhshme, me cka do të mësojmë edhe vlerësimin e KE-së se ku ka arritur vendi jonë me reformat, skriningun, negociata dhe gjithcka që lidhet me integrimin në BE. (koha.mk)