Shkup, 25 nëntor – Boksieri shqiptar nga Shkupi, Ardijan Azemi pas dy dhe më shumë dekadësh ka arritur ti sjellë medalje përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në boks, njofton gazeta Koha.
Azemi në kampionati Evropian për të rinj që u mbajt në Budva të Malit të Zi fitoi medalje e bronztë, e cila është e para pas asaj të Primislav Dimovski që e fitoi në vitin 1995.
“Sigurisht që jam i kënaqur me suksesin dhe për medaljen e bronztë. Kam punuar shumë për të arritur këtë sukses, i cili do të jete vetëm një nxitje dhe motivim për të ecur përpara. Le të jetë kjo vetëm një njoftim për një sukses të radhës në kampionatin Botëror që do të mbahet vitin e ardhshëm në Poloni”, theksoi Ardijan Azem, përcjellë gazeta KOHA.
Boksieri shqiptar së bashku me trajnerin e tij, Naser Haruni me vendim të këshillit drejtues të Federatës së Boksit të Maqedonisë do të fitojnë shpërblim në të holla, ndërkaq, gjatë ditës së premte është caktuar që të mbahet takim edhe me Agjencionin për Rini dhe Sport. (koha.mk)