Shkup, 5 prill – Lajme të mira vijnë nga Bullgaria. Ardijan Azemi ka fituar medaljen e arit në turnirin e fuqishëm ndërkombëtar “Emil Jaçev”, bën të ditur gazeta KOHA. Në finalen që u zhvillua sot, boksieri i KB “Shkupi” dhe anëtari i përfaqësueses së Maqedonisë Veriore, mundi boksierin nga Kazakistanit Roman Diar.
“Fitore ndaj Kazakistanit, vendi i parë dhe medalja e arit për Ardijan Azemin”, shkroi në profilin e tij në Facebook, Naser Haruni, trajneri i KB “Shkupi”, transmeton gazeta KOHA.
Cekim, para se të plasohet në finale, Azemi mposhti boksierët Meriam Bolashak nga Kazakistani dhe reprezentuesin vendas Martin Bebov.