Ayuso fiton zgjedhjet, por jo pushtetin

30

Isabel Diaz Ayuso, presidentja konservatore e rajonit të Madridit që i shkaktoi një disfatë të ashpër kundërshtarëve të saj të majtë në zgjedhjet e parakohshme të së martës, është zotuar të vazhdojë të veprojë si një “kundërpeshë” për qeverinë e koalicionit të udhëhequr nga Socialistët e Spanjës.

Megjithëse partia e saj Popullore më shumë se dyfishoi numrin e vendeve dhe fitoi më shumë vende sesa të tre partitë e majta së bashku, Ayuso nuk arriti dot shumicën absolute, që do të thotë se do të duhet të mbështetet tek partia ekstremit të djathtë Vox për të formuar një qeveri rajonale. Të mërkurën në mëngjes, Ayuso e bëri të qartë se nuk po planifikonte të braktiste tonin luftarak që ka karakterizuar trajtimin e saj të pandemisë së koronavirusit dhe fushatës së tensionuar dhe të hidhur zgjedhore.

Ayuso, e cila ka tërhequr degën e Madridit të PP shumë në të djathtë të homologut të saj kombëtar dhe ka qenë një kritike e ashpër e strategjisë së bllokimit Covid të kryeministrit Pedro Sanchez, tha se fitorja e saj shënoi një pikë kthese në politikën e Spanjës.