Ayr United kaloi në raundin e pestë të Kupës Skoceze të martën dhe shkroi një pjesë të vogël në turneun kombëtar. Burrat e Ndershëm (kështu njihet ndryshe skuadra) u bë ekipi i parë në kupë që përdor një zëvendësues të katërt në kohën shtesë me Michael Rose që zëvendësoi Nicky Delvin kundër Queen’s Park. Megjithëse mbrojtësi Rose hyri vetëm në minutën e 121 në “Hampden”, ai luajti një rol të rëndësishëm në fitoren e Ayr. Pas barazimit 2:2, Rose shënoi penalltinë e fundit të triumfit. Federata Skoceze shpalli në shtator se një një zëvendësim i katërt mund të përdoret në kohë shtesë të kompeticionit. Edhe FA Cup angleze do të lejojë një zëvendësim të katërt në kohën shtesë duke filluar nga çerekfinalet e më tej, duke filluar nga ky sezon. Ishte një ndeshje e mbushur me momente të bukura me Queen’s Park që doli dy herë në avantazh. Por ato gola u barazuan dy herë nga Ayr. Ndeshja pati edhe një karton të kuq në kohën shtesë. Kur ndeshja shkoi në penallti ishte pikërisht Rose ai që shënoi golin e fitores me penalltitë që përfunduan në rezultatin 5:4. Tani në raundin tjetër i pret Clyde ose Stirling Albion në fundjavën e 11 dhe 12 shkurtit.