Axha i Almirit: Shihet qartë se këtu ka padrejtësi. Aktpadi ndaj Kusigerskës dhe Denkovskës

35

Kumanove, 5 prill – Familja e Almir Aliut ka komentuar vendim e turpshëm të gjykatësve në rastin e dënimit të Boban Iliqit. Rikujtojmë se ai u dënua vetëm se me 6 vjet burg.

Për këtë ka folur axha i Almirit, Nijazi Aliu:

“Shihet qartë se këtu ka padrejtësi, personi që mbyti fëmijën dënohet vetëm me 6 vjet, derisa familjarët tanë, Sedati, Abdullai dhe Samiu dënohen me nga 9 muaj dhe 6 muaj burg. Kjo është padrejtësi, por ne do të ngremë aktpadi ndaj prokurores Suzana Kusigerska dhe gjykatëses Maja Denkovska”, tha Nijazi Aliu, familjar i Sedat Aliut.

Comments are closed.