Shkup, 1 nëntor – Grupin e punës për realizimin e reformave në pjesën e strukturave të sigurisë në Maqedoni, do ta udhëheq ish ministri i Punëve të Brendshme dhe ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Siljan Avramovski, shkruan gazeta KOHA. Këtë vendim Qeveria e ka miratuar në mbledhjen e fundit, ku mes tjerash ka informuar se ky grup i punës do të përbëhet nga 29 anëtar.
”Qeveria ka miratuar vendim për formimin e grupit të punës për përgatitjen dhe përcjelljen e zbatimit të planit për realizim të rekomandimeve të grupit të lartë të ekspertëve që lidhet me sundimin e ligjit në sferën e përcjelljes së komunikimeve nga viti 2015. Për kryetar të këtij grupi Qeveria e ka caktuar, Siljan Avramovskin, si përfaqësues i MPB-së, ndërkohë anëtarët tjerë të grupit i vijnë nga përbërja e Parlamentit, sektori i jurisprudencës, nga zyra e ombudsmanit si dhe anëtarë akademik dhe shkencëtarë të ndryshëm”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.
Kryetari i këtij grupi punues, Avramovski, është ndër personat e rrallë që në vitin 2013 iu nënshtrua procesit të lustrimit, por i cili edhe më tej, gjatë kohës sa VMRO-DPMNE, ishte në pushtet. Ai ishte pjesë e DSK-së, e cila atë periudhë drejtohej nga Sasho… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)